Hidhet nga ballkoni, vdes 58-vjeçari në Tiranë

Një burrë në Tiranë ka humbur jetën pasi sipas policisë, është hedhur nga ballkoni i banesës në zonën e Yzberishtit këtë të diel.

“Në rrugën ‘Astrit Losha’, është vetëhedhur nga ballkoni i banesës shtetasi A. Ç. 58 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim”.