Kampionati Europian i atletikës, Shqipëria në finale

Izmir Smajlaj është kualifikuar për në garën finale të Kërcimit së Gjati për meshkuj, në kampionatin europian të Atletikës, i cili po mbahet në Berlin të Gjermanisë.

Shkodrani, i cili është kampioni në fuqi i Erupës u rendit i shtati në baterinë A kualifikuese, ku kërceu 7.71 metra. 

Kjo ishte prova e parë që i siguroi finalen Smajlajt, pasi në të dytën dështoi, ndërsa e treta ishte më e dobët, vetëm 7.6 metra. 

Gara finale do të zhvillohet ditën e mërkurë, duke filluar nga ora 19:40.