Maldini: Ja përse u riktheva tek Milani

Pas këmbënguljes nga Leonardo, por edhe nga pronarët e rinj të Milanit, dy vite pas refuzimit që Paolo Maldini i tha ofertës së Yonghong Li, ai ka vendosur të pranojë të bëhet drejtor i zhvillimit strategjik. Tashmë që situata në Milan ka ndryshuar, qëndrueshmëria e garantuar nga fondi “Elliott” e ka bindur ish-kapitenin e klubit t’i kthehet klubit të tij të vjetër.

Legjenda e Milanit, Paolo Maldini është rikthyer zyrtarisht në San Siro, kësaj radhe jo si lojtar por me një rol të drejtorit të zhvillimit strategjik. Ai bëri 902 paraqitje për Milanin mes viteve 1984 dhe 2009, duke fituar shtatë Scudetti dhe pesë Kupa Evropiane.

“Njerëzit e bëjnë ndryshimin, Leo është shok shumë i mirë i imi. Jemi të ndryshëm, por e kompletojmë njëri-tjetrin. Ai më telefonoi para 20 ditëve, menjëherë pasi u punësua në Milan. Unë bisedova me anëtarët e klubit në Neë York dhe jam shumë i lumtur që jam këtu”, ka thënë ai.

“Unë nuk flas shumë, por flas më shumë se sa kur isha futbollist. Rolet janë të ndryshme, por unë i takoj këtij klubi. Mendoj se përvoja ime do të jetë shumë e rëndësishme”.

“Projekti i Milanit dhe projekti im janë të lidhur ngushtë. Unë nuk kam përvojë në role menaxheriale por të punoj ngushtë me Leonardon është e rëndësishme për mua. Klubi do t’i ndjekë udhëzimet tona”.

“Unë do të përkujdesem për ekipin e parë, marrëdhëniet me menaxherin, akademinë, si dhe transferimet. Do t’i ndajë përgjegjësitë me Leonardon, do të kemi të njëjtat detyra”.