Gjuante peshk me pushkë uji, 35-vjeçari ‘peshkon’ veten te 'Rana e Hedhun'

Një peshkatar amator, në vend të gjuante peshk me pushkë uji, ka “peshkuar” veten.

Burime të Policisë vendore ët Lezhës, bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në plazhin “Rana e Hedhun”, Shëngjin. Të njëjta burime saktësojnë  se Z. M., vjeç  35, banues në Tiranë, duke gjuajtur peshk me një pushkë peshkimi, aksidentalisht i është ngulur në qafë shtiza e pushkës.

Komisariati i Policisë Lezhë

Më datë 05. 08. 2018, në plazhin “Rana e Hedhun”, Shëngjin, shtetasi Z. M., vjeç  35, banues në Tiranë, duke gjuajtur peshk me një pushkë peshkimi, aksidentalisht i është ngulur në qafë shtiza e pushkës duke i shkaktuar dëmtime të lehta dhe aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për vlerësim.