FOTO/ Të mërkurën na pret ‘Ferri’! Ja disa këshilla se si mund t’i bëni ballë të nxehtit

Prej disa ditësh në Shqipëri i nxehti është bërë thuajse i padurueshëm, por vala “afrikane” ende nuk e ka mbyllur “qëndrimin” e saj në territorin e vendit, pasi të mërkurën pritet që temperaturat të kapin shifra prej 39-40 gradës celcius.

Të shumtë janë ata qytetarë që në pikun e vapës ndodhen jashtë shtëpive të tyre dhe në kushtet e vapës së madhe, shumëkush ka gjetur mënyrat e tij për t’u freskuar.

Fotot e mëposhtme të shkrepura nga LSA, tregojnë qytetarët e Tiranës dhe mënyrat që këta të fundit kanë gjetur për t’u freskuar sadopak.