VIDEO-FOTO/ Çfarë shkatërrimesh, pamjet e para nga shpërthimi i fuqishëm

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një autostradë në Bolonja, Itali.

Një autocisternë e mbushur me karburant ka shpërthyer në mes të rrugës duke lënë të paktën 20 persona të plagosur, por dyshohet se ka edhe të vdekur.

Në momentin kur ka ndodhur shpërthimi ka pasur edhe njerëz pranë. Shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm aq sa ka dëmtuar edhe disa ndërmarrje dhe banesat aty pranë.

Pas shpërthimit janë përfshirë nga flakët edhe disa koncesionarë makinash duke e zgjeruar vatrën e zjarrit.