VIDEO/ Balotelli i hap sfidë Marcelos, braziliani i përgjigjet menjëherë. Shiheni spektaklin

Marcelo iu përgjigj sfidës së Balotellit duke shënuar një gol nga prapa portës.

Kjo përgjigje me gol e Marcelos vjen pasi ditë më parë Mario Balotelli, i cili shënoi një gol të njëjtë e sfidoi mbrojtësin e majtë brazilian që të bëjë edhe ai një gjë të tillë.

Marcelo i cili iu përgjigj kësaj sfide, ia doli të realizojë golin në atë mënyrë, madje këtë e bëri me këmbën e djathtë dhe jo me të preferuarën e tij, të majtën.

'E bëra këtë me këmbën e dobët', tha Marcelo.