Testohet ndriçimi i stadiumit ‘Fadil Vokrri’, Prishtina tani pret ‘OK’ e UEFA-s

Stadiumi “Fadil Vokrri” ishte parashikuar që të hapte dyert më parë, por është dashur t’i nënshtrohet disa testeve nga UEFA për të parë nëse është çdo gjë “OK”.

Tashmë në stadiumin e rikonstruktuar u testua edhe sistemi i ndriçimit nga dhe nga Qeveria Europiane e Futbollit pritet që urdhri për hapjen të jepet të hënë.

Në këtë stadium do të luajnë ndeshjet e tyre ekipi i Prishtinës dhe Kombëtarja e Kosovës.