Juventus nuk ‘ngopet’ në merkato, pas Bonuccit do edhe Godin për mbrojtjen

Juventusi ka arritur të rikthejë Leonardo Bonuçin në Torino, por duket se klubi bardhezi ende mendon se ka probleme në mbrojtje.

Tashmë bëhet fjalë për një blerje të re dhe në sytë e drejtuesve vjen emri i Diego Godin.

Uruguaiani ka treguar se mosha është vetëm një numër dhe ka dhuruar paraqitje të mira si me Kombëtaren në Botëror, ashtu edhe me Atletikon e Madridit.

Nëse Juventus do të dojë të sigurojë shërbimet e lojtarit do të duhet të paguajë klauzolën e tij që është 20 milionë euro, por kontrata e tij përfundon në fund të këtij viti.

Kështu Juventus do të mund ta blinte për një shifër më të vogël sesa klauzola e tij.