Reali ofron shifrën marramendëse për golashënuesin më të mirë të Botërorit

Florentino Perez është duke tentuar që t’i mbushë mendjen Tottenhamit për të shitur Harry Kane.

Real Madridi ka gati 250 milionë euro për yllin e Tottenhamit, i cili u shpall golashënuesi më i mirë i Botërorit, një shifër kjo që mund t’i joshë anglezët.

Klubi nga Madridi ka pasur një verë të vështirë pas largimit të Ronaldos në drejtim të Juventusit për 105 milionë euro, dhe dështimi për ta zëvendësuar portugezin i ka nevrikosur tifozët e Realit.

Ai tani është duke tentuar për të transferuar sulmuesin anglez në “Santiago Bernabeu” për një shumë marramendëse.