Në Turqi po ‘çmenden’ pas Ozilit, shihni çfarë kanë bërë lojtarët turq në një ndeshje miqësore

Në Turqi duket se janë të gjithë të bindur se largimi i lojtarit Mesut Ozil nga skuadra e Gjermanisë ka qenë për shkak të racizmit.

Kështu, lojtari ka marrë mbështetje absolute nga shteti turk, por tashmë edhe nga futbollistë të kampionatit turk.

Ajo që ra në sy në ndeshjen miqësore të Gazisehir Gaziantep  me Malatiasportin ishte se lojtarët e kësaj të fundit kanë dalë në fushë të gjithë të veshur me fanella që mbanin të stampuar fytyrën e Ozilit.

Fotoja në fanellë shoqërohej dhe me shkrimin “Ne jemi të gjithë si ti, thuaj jo racizmit”.

Fushata e ndërmarrë nga skuadra turke mund të shërbejë si një “mollë sherri” midis dy shteteve të mëdha.