FOTO/ I dehur dhe pa patentë, arrestohet shoferi i autobusit dhe shoferi i furgonit

Aksidentet e fundit me pasoja fatale në Qarkun e Dibrës, kanë mobilizuar Policinë Rrugore duke intensifikuar kontrollet në akset rrugore.

Në 24 orët e fundit janë dy arrestuar dy drejtues automjetesh, një shofer autobusi dhe furgoni të cilët drejtonin automjetet në gjendje të dehur.

I arrestuari i parë, Enver Koçi, 49 vjeç, drejtonte në gjendje të dehur në masën 0.89 mg/l, një autobus me 30 pasagjerë (punëtorë të një firme private).

Automjeti është konstatuar jashtë kushteve teknike.

I arrestuari i dytë, Kujtim Gjoni, 50 vjeç, drejtonte në gjendje të dehur në masën 0.88 mg/l, një mjet furgon, gjithashtu jashtë kushteve teknike.