VIDEO/ Unikkatil ‘djeg’ Shqipërinë, pamje nga koncerti në Durrës

Reperi Unikkatil mbajti mbrëmë koncertin e planifikuar në Durrës.

Që prej mëngjesit të djeshëm, reperi kishte paralajmëruar që do të realizojë një nga performancat më të mira në karrierën e tij, shkruan lajmi.ne

Për të dëgjuar live reperin janë mbledhur numër i madh i publikut, të cilët brohorasin bashkë me të.

Në një video të publikuar në rrjete sociale, reperi shihet teksa thërret “TBA” bashkë me fansat, e në një moment thotë “Ua ha zemrën”.

Gjatë performancës ai ka marrë edhe flamurin kuq e zi, moment ky që “elektrizoi” publikun.