Lidhja me djalin e deputetit shqiptar, flet Adelina Berisha

Është përfolur gjatë ditës së shtunë për një lidhje të mundshme mes këngëtares Adelina Berisha dhe djalit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Lefter Koka, Arbër Koka.

Mirëpo, lajmi për ‘lidhjen’ e tyre të aluduar del të jetë krejtësisht i pavërtetë.

E kontaktuar nga Telegrafi, vet këngëtarja Adelina Berisha e mohoi një gjë të tillë, duke thënë se nuk ka një lidhje me djalin në fjalë.

“Nuk është aspak e vërtetë… Nuk bëhet assesi fjalë për lidhje”.

Këngëtarja, e cila së fundmi u gjend në Tiranë për xhirimet e klipit të saj më të ri, tha se u ndje e befasuar kur pa një lajm të tillë, teksa thotë se mediat ndërhynë së tepërmi në jetën e saj.

“U befasova nga një lajm i tillë. Mendoj se kanë hyrë më shumë se ç’duhet në privatësinë time”, u shpreh ajo.

“Këto ditë vjen kënga ime e re, e cila do të jetë verore dhe do ta lansoj së shpejti”, tregoi Adelina.