Bashkëfshataret plaka, ‘kapen prej lesh koke’

Dy gra të moshuara, janë bërë protagoniste të një sherr, deri në përplasje fizike midis tyre.

Ngjarja ka ndodhur në Mursi, të Sarandës, ku dy bashkëfshataret janë grindur midis tyre.

Nga ana e Policisë s Sarandës, janë referuar në Prokurori, materialet, për njërën prej tyre.

Komisariati i Policisë Sarandë

Më datë 03. 08. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasen A. K., vjeçe 61, banuese në Konispol, pasi në fshatin Mursi, Konispol, ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetases V. L., vjeçe 68, banuese në fshatin Mursi. Neni 90 i Kodit Penal.