Denoncimi/ Drejtori socialist tenton të korruptojë policët, Rilindja e mban akoma në punë

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka denoncuar sot Drejtorin e Shëndetit Publik të Kolonjës, i cili është kapur në flagrancë duke tentuar të korruptojë policinë rrugore.

Por pavarësisht këtij xhesti, ku ccdo qytetar tjetër shqiptar do ishte dënuar, Pandi Cungu, vijon të jetë në detyrë me urdhër të partisë.

Ja denoncimi i Salianjit:

Në Tiranë ordiner që korrupton policët, në Kolonjë drejtor i Shëndetit Publik i Rilindjes.

Rilindja nuk eshte qeveri eshte regjim propagande, ku edhe letrat anonime i shkruan vete dhe hallexhinjt? i korrupton në hall.

Drejtorët e Rilindjes kanë kriter të jenë gjobëvënës , të korruptuar, të pashkollë dhe inkriminuar.

Emërimet e Peleshit në Korçë janë vetëm një nga provat e këtij regjimi shushunjash.

Në Kolonjë Pandi Cungu është Drejtor i Shëndetit Publik por në Tiranë është ordiner që policia e arreston për korruptim dhe kuptohet qe e liron sapo ndërhyn partia!!

Shteti i Rilindjes denon dhe shkatërron qytetarët ndërsa për rilindasit Pavarësisht se kapen nga kamerat trupore të policisë me semafor te kuq dhe me para për të korruptuar policinë lihen të lirë dhe bëhen drejtora. Kjo lloj specie del i lirë dhe vazhdon të drejtojê shendetin publik te kolonjarëve.

I proçeduar nga prokuroria dy herë dhe i kapur në shkelje drejtoruci i PS vazhdon aktivitetin e tij normal si drejtor ndërkohë që mijëra qytetarë vuajnë nëpër komisariate dënime dhe për gjoba të pamerituara.