Mediat ruse dhe serbe/ Thaçi është serb, me forcë e konvertuan në shqiptar

A ka ndryshim qëndrimi ndaj Thacit, mediat proruse në Serbi? Ndoshta pa e vënë re me syrin politik apo gjeopolitik nga shqiptarët e Kosovës, sot mediumet që financohet nga qarqet ruse në Sërbi si Alo.rs. Kremlin.rs Kurir.rs etj, nuk e cilësojnë më presidentin e Kosovës Hashim Thacin me parashtesën “i ashtuquajturi presidenti i Kosovës” (takozvani predsednik Kosovo)  siç ka qenë rëndom, por ka ndryshuar ky term.

 E pabesueshme është se ky term ka filluar të ndryshojë tek këto mediume qysh prej majit të këtij viti dhe medium që guxoi, ishte RTS (Radio Televizioni publik i Serbisë) dhe pas tij, filluan gjithë mediumet e tjera edhe ato më qëndrestarët dhe ultranacinaliste si portalet e sipërpërmendura. Nuk dihet se cila është arsyeja që në këto mediume, gjuha e urrejtjes, përcmimit dhe e linçimit mungon ndaj Thacit, madje ka pasur edhe artikuj të guximshëm që e bëjnë Thaçin si pasardhës të një familjeje të hershme sërbe por që u kthye në shqiptar me dhunë. Nuk mund të mos merret në konsideratë edhe mungesa e gjuhës ë urrejtjes e cila është tipike e kreut të radiklalëve serbë Vojislav Sheshelj i cili as në parlament dhe as në deklarata publike, ka refuzuar të flasë me tone kërcënuese ndaj presidentit të Sërbisë, veçse nuk ka munguar retorika nacionaliste e tij ndaj Kosovës në përgjithësi, duke “kursyer” Thaçin.

 Nëse do të ishte Sheshelj në krye të qeverisë së Serbisë, kjo sjellje do të ishte e justifikuar sepse do të ishte në kuadër të uljes së tensioneve mes drejtuesve shtetërorë të dy vendeve komshinj me njëri-tjetrin, por kur Sheshelj është në këtë gjendje “gjumi”, të bën të dyshosh dhe të pyesësh përse Sheshelj hesht e bashkë me të edhe pjesa tjetër e opozitës nacionaliste serbe si Boshko Obradovic nga partia nacionaliste “Dveri” (Dyert) i cili njihet për pikëpamjet e tij antishqiptare dhe oponent i fortë ndaj Vuçiç. Ndonëse jo me peshë politike sa Sheshelj, Obradovic ciditërisht ka “kursyer” fjalorin e tij tipik ndaj Thaçit apo retorikën nacionaliste dhe arsyet nuk dihen përse.

Pyetja që shtrohet është shumë e thjeshtë. Cfarë i kanë shtyrë mediumet nacionaliste me orjentim prorus në Serbi që Thaçin ta etiketojnë si President i Kosovës ?

Çfarë i kanë shtyrë dy politikanët më nacionalistë në Serbi Sheshelj dhe Obradovic të heshtin ndaj Thaçit?