Ndoka-Thaçit: Ka ardhë koha të ikësh, zgjidh, do statujë prej bronzi apo mermeri

Qëndrimi i presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, ndaj ish-kryeministrit Berisha, ka sjellë reagime të ashpra jo vetëm nga kundërshtarët e tij politikë por edhe nga politikanët shqiptarë.

Përmes një statusi në facebook, kreu i PDK-së, Nard Ndoka, ka theksuar se i vetmi politikan i dashur për Shqipërinë dhe për Kosovën është ish-kryeministri Sali Berisha, i cili gjatë qeverisjes së tij ka bërë vepra madhore, ku një ndër to është ‘Rruga e Kombit’.

Ndërkohë ndoka i ka bërë thirrje presidentit Thaçi që ka ardhur momenti që ai të zgjëdhë se cili do të jetë pozicioni i tij në histori, duke i thënë që të zgjedhë mes një statuje bronzi apo mermeri.

Ja statusi i Ndokës:

Thjesht një realitet;

Sali Berisha mbetet politikani mbarëshqiptar më i dashur dhe më popullor në Kosove.

“Rruga e Kombit”, është vepra shekullore, që Kosovarët nuk duhet dhe nuk kanë për ta harruar kurrë! Kaq mjafton!??

???? Ka ardhur koha që politikanët kosovarë që kanë marrë pjesë në luftë; të largohen nga politika, po bejnë pis Kosovën dhe Shqipërine.

♦? Të zgjedhin; statuj prej bronzi apo mermeri, kaq mund te bëje historia per ta, per me tej po vetëdemaskohen.