Zjarr i madh në Hundkuq, digjet një ndërtesë
Një zjarr i madh ka rënë në një fshat të Gjirokastrës.
Mësohet se flakët kanë përfshirë një zonë pyjesh në fshatin Hundkuq.
Deri më tani është njoftuar për djegien e një ndërtese që ishte ngritur, ndërsa nuk dihet nëse ka dëme të tjera materiale.
Drejt vendit të ngjarjes janë nisur policia dhe zjarrfikësit.