Transferta e bujshme i thotë ‘PO’ Realit, Perez duhet të hapë ‘thesin’

Agjenti i Thibaut Courtois i ka kërkuar Chelseas që ta lejojë portierin të bashkohet me Real Madridin.

Christophe Henrotay theksoi se portieri e dëshiron transferimin te “Los Blancos” pasi belgu ka dëshirë të kthehet në Spanjë, ku ka kaluar dy vite në huazim tek Atletico Madrid, në mënyrë që të jetë më afër familjes së tij, shkruan “Goal”, raporton SYRI.net.

“Kam lexuar gjithkund se Chelsea është duke thënë se Thibaut nuk largohet, por ai ia ka bërë të qartë klubit se alternativa më e mirë për të është të shkojë në Madrid”, – tha Christophe Henrotay, sipas “The Sun”.

“Për atë, ky është një vendim i madh, sepse dëshiron të jetë pranë familjes së tij dhe ka një ofertë për Chelsea, që duhet ta pranojë”

Reali deri tani ka pritur të bëjë një lëvizje të tillë, por deri më tani, “Blues” kanë refuzuar çdo ofertë që vjen nën vlerën e 40 milionë eurove.