Katalanasit nuk e duan Vidalin, por ja çfarë thotë trajneri i Barcelonës

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde për herë të parë ka komentuat transferimin aq shumë të diskutueshëm të Vidalit në “Camp Nou”.

Në një deklaratë për mediat, Valverde i është kundërpërgjigjur kritikëve të cilët nuk e dëshitronin Vidalin për shkak të karakterit kontrovers të lojtarit, shkruan SYRI.net.

"Vidal është një lojtar që shpresojmë se do të sjellë energji në mesfushë. Ai ka shumë përvojë dhe ka luajtur shumë ndeshje dhe eksperienca e tij me skuadra të ndryshme do na ndihmojë shumë. Ai është mësuar të luajë në ndeshjet e mëdha", tha fillimisht ai.

"Arturo ka shumë prezencë në fushë dhe mendoj se kjo do të jetë shumë e mirë për ne. Si Paulinho, ai është një lojtar që është pak më ndryshe krahasuar me lojtarët që kemi dhe ne mendojmë se ai do të jetë në gjendje të përshtatet mirë", vijoi ai.

"Arturo është një luftëtar. Ekipi ynë ka hapësirë për ta pozicionuar në vende të ndryshme.

"Vitin e kaluar kishte polemika kur erdhi Paulinho. Pastaj kur filloi të luante njerëzit e panë se ai ka punuar shumë mirë", përfundoi ai.