Dështon me Modric/ Interi kërkon të transferojë ‘ylli’ e kombëtares gjermane

“Ylli” i Man City, Ilkay Gundogan është në radarët e Interit që kohët e fundit po kërkon me ngulm të përforcojë repartin e mesfushës.

Sipas Tuttosport, zikaltrit dështuan për të nënshkruar me Modric pasi presidenti i Realit, Florentino Perez ka insistuar se kroati mund të largohet nga klubi vetëm për 750 milionë euro.

Një shifër e çmendur që Interi nuk ka ndërmend ta paguajë për asnjë lojtar.

Me këtë skenar që nuk do të ndodh, Interi po kërkon ta afrojë Gundoganin, me gjermanin që ka klauzolë rreth 40 milionë euro me “qytetarët”.