VIDEO/ Forcat speciale nisen për Mitrovicë, ja çfarë po ndodh në Kosovë

Një numër i madh i automjeteve të njësisë speciale të Kosovës bëhet e ditur se sot në orët e pasdites, janë nisur për Mitrovicë . Në mesin e veturave kishte edhe autoblinda.

E tërë kjo ngjarje po bëhet për shkak se nesër në Mitrovicë, serbët e Veriut do të tentojnë ta shpallin autonominë serbe, e kjo mund të çojë në eskalim të situatës.

Një video e publikuar në rrjetet sociale shihen dhjetëra automjete të policisë së Kosovës edhe autoblinda, saktësisht të njësive speciale që ishin drejtuar për në Mitrovicë, ku serbët e Veriut do të tentojnë të shpallin autonominë serbe.