Vidal te Inter apo...? Reagon zyrtarisht Barcelona: Ja e vërteta e transferimit

Drejtori i Barcelonës, Ariedo Braida, ka konfirmuar se klubi është shumë pranë transferimit të Arturo Vidalit.

Inter duket sikur u dorëzua pasi raportohet se ka hequr dorë nga Vidali që ditën e hënë pritet të prezantohet te klubi i La Ligas, shkruan “Football-Italia”, raporton SYRI.net.

"Duket se negociatat janë në fazën përfundimtare", tha ish-shefi ekzekutiv i Milanit për RMC Sport.

"Megjithatë, kontratat mund të jenë të pavlefshme nëse nuk ka firma, plus ky është tregu i transferimit. Shpresojmë që nuk do të ketë surpriza ", përfundoi ai.