FOTO/ Humbi jetën se nuk mundi të paguante dritat, ja kush është 52-vjeçari nga Shkodra

Një tjetër rast i dhimbshëm, ku varfëria "vret". Është regjistruar në Shkodër.

Ditën e enjte, Rrok Bregu, babai i 8 fëmijëve, u ngjit në shtyllë, në fshatin Bardhaj, për të rilidhur energjinë elektrike por ra në kontakt me rrymën dhe humbi jetën. Prej 4 ditësh, OSHEE i kishte ndërprerë dritat për shkak se rezultonte debitor dhe nuk kishte para për të paguar faturat.

Apeli i tij që elektercistët t'i rilidhnin dritat ra në vesh të shurdhër ndaj pas 4 ditësh në errësirë, tentoi që të rikthente energjinë vetë por humbi jetën.

Të afërmit tregojnë se 10 anëtarët e familjes jetonin vetëm me ndihmën ekonomike dhe nga kisha, e cila i ka ndërtuar shtëpinë.

Komisariati i Policisë Shkodër

Më datë 02. 08. 2018, në fshatin Bardhaj, pranë banesës, nga pakujdesia ka rënë nën tensionin e energjisë elektrik dhe ka gjetur vdekjen shtetasi F. B., vjeç 51. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Shkodër.