FOTO/ Policia vret 20-vjeçarin me sindromën Down, mbante në dorë një pistoletë lodër

Një 20-vjeçar me sindromën Down u vra nga policia në Stokholm, pasi kishte në dorë një pistoletë. Ngjarja ndodhi në lagjen e Vasastanit. I riu ishte larguar nga shtëpia e tij që në mëngjes, ndërsa mbante me vete dhe një pistoletë lodër.

“I riu mbante në dorë një objekt të ngjashëm me armë, policia e interpretoi këtë situatë si armiqësore dhe hapi zjarr”, shpjegoi prokurori i çështjes.

“Ne jemi shkatërruar plotësisht... Jemi në një gjendje shoku”, tha nëna e viktimës, Katarina Soderberg. “Ai nuk ishte në gjendje të kërcënonte askënd, e vetmja gjë që mund të bënte ishte përqafimi dhe puthja”, tha ajo për gazetën lokale “Mitt i Stockholm”, duke shtuar se djali ishte si “arushi më i këndshëm dhe më paqësor në botë”, shkruan ‘Tgcom’.