‘Vetting edhe në ushtri, ja kush do të largohet

Forcat tokësore përfshirë dhe batalioni special do i nënshtrohet një testimi fizik.Të gjithë ata që nuk do të kapin normat në mënyrë graduale, do t’ua u lënë vendin nënoficerëve të rinj.

Kjo është bërë e ditur nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneral brigade Kollçaku paralajmëroi ndryshime rrënjësore në batalionin e Forcave Speciale, duke e kthyer vëmendjen nga efektivët e rinj dhe duke i kushtuar rëndësi të veçantë përgatitjes fizike.

“Në shtator – tetor do të bëhet testimi fizik i të gjithë Forcës Tokësore përfshirë edhe batalionin special. Të gjithë ata që nuk do të kapin normat në mënyrë graduale, do t’ua u lënë vendin nënoficerëve të rinj. Ne nuk do të harrojmë dhe nuk do të flakim në rrugë asnjë nga asetet më të mira që kemi në Forcat Speciale, por natyrisht për shkak të moshës dhe pamundësisë fizike, një pjesë e tyre do të vijojnë karrierën në Shkollën e Trupës, në Akademinë e Oficerëve, në Akademinë FA-ve apo në strukturat e kërkim-shpëtimit”, theksoi gjeneral brigade Kollçaku.