Naftëtarët sërish viktima të Edi Ramës

Naftëtarët e Ballshit dhe Fierit duket se vazhdojnë të bie viktima të Edi Ramës, ministrave dhe qeverisë së tij.

U gënjyen disa muaj më parë dhe ende nuk kanë marrë pagat.

Prej 12 muajsh ata nuk paguhen dhe këtë fakt e kanë denoncuar tek ish-kryeministri Sali Berisha.

Denoncimi i bërë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha:

Naftëtarët përsëri viktimë e Edvinit dhe mafies së tij të naftës! sb

 “Prshendetje z doktor Berisha,jemi disa puntor te nje kompanie të perpunimit te naftes ballsh sektorit kash, po ju drejtohemi ju mbase u dëgjohet zeri, kemi 12 muaj pa mar pagat ishte nje firem trans atlantik papritur ajo u zhduk dhe u shfaq një tjeter kompani Anio oil me manaxher alban peza, mir leket sna i dha por dhe nga puna na hoqi pa na then asgje, ca behet ne kete shqiperi keshtu, un personalisht po largohem na shqiperia per Gjermani se nuk kam ca te han buk më femijet ju lutem puplikoheni flm.”