VIDEO/ Kuksianët festojnë Ditën e Gjallicës

Qindra banorët të Kukësit kanë festuar mbrëmjen e djeshme festën pagane të Gjallicës.

E festuar çdo vit në të enjten e parë të muajit Gusht, festa mbledh banorët dhe miqtë që vijnë nga të gjitha anët.

Festa e Gjallicës, festohet kryesisht nga banorët e fshatrave që janë vendosur në këmbët e malit e lartë.

Zakonisht banorët që shkojnë për të festuar Ditën e Malit Gjallica, rrinë një natë në majë të malit dhe më pas zbresin në banesat e tyre, përveç atyre që kanë dalë në stane për verim.

Kjo është një festë mjaft popullore në zonën e Kukësit, e bashkë me festat e tjera po të zonës janë të trashëguara ndër shekuj si resurse kulturore.