Federata Italiane jep lajmin: Juventusi të përgatitet për të luajtur në Serinë C

Plot 12 sezone më parë, skuadra e Juventusit, kampione e Italisë, zbriste për herë të parë në historinë e saj në Serinë B pas skandalit të basteve (asokohe Italia shpallej kampione e botës).

Edhe në sezonin e ardhshëm sportiv, 2018-2019, skuadra bardhezi do të luajë në Serinë C.

Në fakt, bëhet fjalë për Juventus B, skuadër e cila është regjistruar në Serinë C (klubi i parë italian që arrin të regjistrojë dy ekipe).

Lajmin e ka konfirmuar Federata Italiane e Futbollit (FIGC), që ka deklaruar se skuadra B e Juventusit do të luajë në Serinë C.

Presidenti Andrea Agnelli kishte javë që punonte për këtë regjistrim, duke i propozuar Federatës kalimin nga Seria D në atë C dhe pas një rishqyrtimi u bë i mundur ky regjistrim.

FIGC ka kohë që u kërkon skuadrave të Serisë A që të krijojnë edhe një “ekip B” dhe bardhezinjtë janë të parët që e aplikojnë këtë gjë.

Pavarësisht regjistrimit, ende nuk dihet se cili do të jetë trajneri dhe cilët lojtarë do të luajnë në këtë ekip, që për momentin i është besuar Federico Cherubini, që do të merret me organizimin e skuadrës B.