Detajet e marrëveshjes së papritur të Vidal me Barcelonën, ja kur do të bëhet prezantimi

Arturo Vidal pritej të rikthehej në Itali, jo te Juventus, por tek Interi.

Mediat e kishin bërë pothuajse të përfunduar këtë operacion. Megjithatë në fund ka ndërhyrë Barcelona duke i ofruar kushte më të mira kilianit.

Mediat spanjolle kanë bërë të ditura detajet ditën e sotme. Vidal do të nënshkruajë një kontratë 3 vjeçare, duke fituar 9 milionë euro në sezon.

Bayerni do të përfitojë 20 milionë euro nga operacioni, duke marrë parasysh edhe moshën e Vidalit.

Zyrtarizimi i mesfushorit pritet të bëhet ditën e hënë.