FOTO/ Kjo është e vetmja femër që nuk ia vari Cristiano Ronaldos, i injoroi sms-të

Cristiano Ronaldo duke qenë se është një nga futbollistët më të mirë në botë, shpeshherë ka zënë faqet e para të mediave rozë për femrat që ka pasur në jetën e tij.

Portugezi njihet për lidhjet e tij të shumta me modelet bukuroshe nga e mbarë bota, por mesa duket jo të gjitha e pëlqejnë Ronaldon.

Bëhet fjalë për bukuroshen ruse Lilia Ermak, për të cilën raportohet se e ka refuzuar Ronaldon.

Sipas detajeve të dhëna nga gazetarët pranë bukuroshes, Ronaldo pasi ka parë fotot seksi të saj është përpjekur ta kontaktojë me anë të mesazheve në instagram, por ajo nuk i është përgjigjur.

Megjithatë kjo raportohet të ketë ndodhur kohë përpara pasi tashmë Ronaldo është në një lidhje me Gerogina Rodriguez.