", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ Gabriel Jesus rinovon me Cityn, e ëma i thotë ‘live’: Jepi një puthje Guardiolës

Gabriel Jesus do të vazhdojë të jetë pjesë e Manchester Cityt edhe për 5 vite të tjera.

Sulmuesi brazilian rinovoi kontratën me kampionët e Anglisë deri në vitin 2023, lajm që u konfirmua nga vet klubi anglez.

Gabriel Jesus mbërriti të “Citizens” verën e vitit 2017, e gjatë këtij sezoni ka regjistruar një bilanc prej 24 golash në 53 ndeshje, duke qenë një prej elementëve kyç të Manchester Cityt në fitoret e kësaj skuadre të titullit kampion dhe të Kupës së Ligës.

E para që e mësoi lajmin për zgjatjen e kontratës së futbollistit dhe “Citizens” ishte pikërisht nëna e Gabriel Jesus.

Futbollisti e mori në telefon dhe foli me të, teksa ishte duke bërë të gjitha veprimet që i përkasin procesit të rinovimit.

E ëma natyrisht u lumturua dhe i tha të birit t’i jepte nga ana e saj një puthje trajnerit Pep Guardiola.