Zbulohet misteri i madh në Angli, ja çfarë thonë shkencëtarët

Shkencëtarët thonë se mbetjet e djegura mund të "kenë çelësin" për të zhbllokuar të vërtetën pas misterit më të madh të Anglisë: kush e ndërtoi Stonehenge? Studime të reja mbi mbetjet e djegura të 25 njerëzve neolitikë të varrosur në këtë vend tregojnë se pothuajse gjysma e tyre nuk jetonin afër monumentit tashmë të njohur botërisht.

Një ekip nga Universiteti i Oksfordit analizoi 25 eshtrat e kafkës, duke zbuluar se dhjetë nga ata që ishin të djegur kishin origjinën nga Britania Perëndimore. Pesë nga dhjetë ishin potencialisht nga Uellsi në jugperëndim; zona e njëjtë nga e cila u morën gurë që e bënë strukturën origjinale të monumentit.

15 të tjerë duket se janë vendorë në zonën e Wiltshire dhe Stonehenge.

Zbulimi i ri është bërë pas hulumtimeve të reja të udhëhequra nga shkencëtari belg Dr Christophe Snoeck. Më parë, mendohej se testet e vendndodhjes së origjinës në kockat e djegura nuk ishin të mundura - por kërkimi i Snoeck dëshmon të kundërtën.

"Disa informacione biologjike që mbijetojnë në temperaturat e larta të arritura gjatë djegies (deri në 1000 gradë Celsius) na ofruan mundësinë e mrekullueshme për të studiuar përfundimisht origjinën e atyre që u varrosën në Stonehenge", tha ai.

Hulumtimi i shkencëtarëve belg tregon se djegia në të vërtetë kristalizon strukturat e eshtrave, duke parandaluar izotopin vendimtar që tregon origjinën nga ndotja e jashtme.

Gjetjet, zbuluar në raportet shkencore të së enjtes, nuk tregojnë se si gurët e kalit që i bëjnë gurët e strukturës të Stonehenge origjinale, udhëtuan më shumë se 200 km nga Uellsi Perëndimor në vendin afër Amesbury.