Provuan ti largohen policisë, vdesin 4 persona në aksident

Katër persona kanë vdekur në një aksident me makinë gjatë një ndjekje policore në Bradford, Angli.

Një automjet i tipit BMW ku brenda ishin katër meshkuj po ndiqej nga oficerët në rrugën Bingley. Pak minuta më vonë, ata u përplasën në kryeqëzimin me Toller Lane.

Rruga është mbyllur dhe mendohet që të qëndrojë e tillë për gjithë ditën pasi po bëhen hetime.

 Zyrën e Pavarur e Policisë (IOPC) konfirmoi se djemtë po ndiqeshin nga një makinë policie.

"Ky është aksident tragjik dhe ngushëllimet tona shkojnë për familjen e miqtë e viktimave. Hetuesit tanë po ndjekin procedurat pas incidentit dhe kanë filluar të mbledhin prova në vendin e ngjarjes", tha Miranda Biddle, drejtoreshë e IOPC.