Europa e ‘mallkuar’ për skuadrat shqiptare, eliminohet edhe Drita

Drita i ka dhënë fund aventurës në Europa League, pas një loje shumë të dobët në pjesën e dytë.

Kampionët e Kosovës barazuan 1-1 përballë Dudelange e cila vijon rrugëtimin falë fitores në ndeshjen e parë me rezultatin 2-1.

Pjesa e parë ishte shumë më e mirë për Dritën dhe ku edhe shënuan gol që në minutën e 26 me anë të Ardian Limanit.

Drita kishte edhe disa mundësi të mira shënimi deri në fund të pjesës së parë por pa mundur të dërgojnë topin drejt rrjetës.

Por, në pjesën e dytë nuk dihet çfarë ndodhi me gjilanasit të cilët ranë shumë nga loja.

Në fraksionin e dytë të lojës Dudelange barazon rezultatin me Patrick Stumpf.

Për t’ia vështirësuar edhe më shumë punën Dritës Mustafa ndëshkohet me të kuq në minutën 88’ te ndeshjes.