Aksident i rëndë në Shkodër, makina përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Shkodër – Koplik. Sipas raportimeve paraprake një person ka humbur jetën. Një automjet ka përplasur këmbësorin i cili po kalonte rrugën. Dyshohet se viktima, këmbësor, i ka prerë rrugën një mjeti i cili e ka përplasur për vdekje.

Këmbësori është përplasur nga një mjet tip “Benz” me targa SH 6616 D.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Shtoji. Policia ka nisur me hetimet në vendin e ngjarjes.

Informacion Paraprak

Me datë 02. 08. 2018 rreth orës 21:30 jemi njoftuar se në aksin rrugor Shkodër – Koplik në vendin e quajtur fshati Shtoj ka ndodhur një aksident me pasojë vdekjen.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se mjeti tip Mercedez-Benz me drejtues shtetasin B. Ç., ka aksidentuar një shtetas këmbësor të paidentifikuar akoma, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Drejtuesi mjetit është shoqëruar në ambientet e D. V. P. Shkodër për veprime të mëtejshme

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.