FOTO/ Ja kush është shqiptari i arrestuar në Greqi me 18 kg drogë. Emri

Policia greke ka zbuluar dhe identitetin e të arrestuarit sot në Greqi me një sasi droge. Sipas policisë greke i arrestuar në Igumenicë është Angjel Sullaj.

Po ashtu mësohet se Policia e Sarandës ka nisur hetimet për këtë shtetas, dhe ka kryer edhe kontrollin e banesës së tij.

Arrestohet 19-vjeçari shqiptar dhe shpallet në kërkim një tjetër, policia zbulon drogën e fshehur në makinë

Rreth 18 kg marijuanë është kapur ne kufirin greko-shqiptar si dhe 600 euro.

Pas informacioneve te dhëna nga policia shqiptare, policia e Igumenicës ndaloi në Sajadhe, Igumenicë, një automjet që vinte nga kufiri gjelbër.

Brenda në mjet u gjetën dhe sekuestruan 26 pako me 17 kg 474 gram marijuanë. Në pranga ka rënë drejtuesi i mjetit, nje shqiptar 19-vjeç.

Ndërsa është shpallur në kërkim organizatori i trafikut, një shqiptar 28-vjeç.