VIDEO/ Kamioni përplasje dramatike me monumentin

Një video dramatike është publikuar në internet që tregon një kamion të madh DAF duke shkatërruar një pengesë sigurie dhe përplaset me një monument të madh.

Aksidenti i pazakontë ka ndodhur në një autostradë ruse. Shoferi u vra pas aksidenti.

Mediat vendase shkruajnë se incidenti ndodhi në hyrje të qytetit Novokuznetsk në Siberinë jugperëndimore të enjten në mëngjes.

Shoferi humbi kontrollin e automjetit dhe e përplasi në monument. Ai u shpall i vdekur në vendngjarje, tha policia në një deklaratë.