FOTO/ Po udhëton drejt Barcelonës? Ja ku ndodhet momentalisht Vidali

Barcelona dhe Interi janë duke zhvilluar një “luftë” në merkato për të nënshkruar me Arturo Vidal që do të largohet nga Bajerni i Mynihut.

Së fundmi mediat iberike raportojnë se lojtari po udhëton drejt Barcelonës por e vërteta qëndron krejt ndryshe.

Vidal nuk është duke udhëtuar drejt Spanjës pasi 30 minuta më parë është fotografuar me ekipin e Bajernit në Tegernsee dhe për pak pritet të nisë seanca stërvitore.

Orët në vijim pritet të qartësohet e ardhmja e mesfushorit kilian.