FSHF vendos se ku do të luhet Superkupa e Shqipërisë

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se është vendosur që finalja e Superkupës së Shqipërisë mes Skënderbeut dhe Laçit.

Perballja mes tyre do të luhet në stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet, në datën 12 gusht, ora 19:45.

Edhe pse Skënderbeu e fitoi si Kupën ashtu edhe kampionatin, rregullorja e përcakton që klubi që arrin t’i fitojë të dyja trofetë do të ndeshet me finalistin e Kupës, pra me Laçin.