Një ndër lojtarët më të mirë të Milan ndahet nga bashkëshortja

Hakan Çalhanoglu ka vendosur që ti japë fund marrëdhënies së tij me Sinem Gyndogdu. Këtë ai e ka bërë të ditur në profilin e tij social, teksa duket shumë i revoltuar që kanë filluar të flasin kundra tij.

“Vendosa që të mos komentoj divorcin tim për respekt. Por, heshtja ime keqinterpretohet dhe përshtypja që të hidhet i gjithë faji mbi mua nuk më pëlqen. Kam vendosur të dal hapur sepse nderi im dhe i familjes janë baltosur. Do të jetë një divorc i parikthyeshëm sepse diçka e rëndë, e pafalshme, ka ndodhur. Diçka që nuk më bën të kthehem mbrapa. Nëse do të ishte një fëmij si fryt i kësaj martese, natyrisht do të përballesha me përgjegjësinë. Por, nuk do të mbaj asnjë kontakt me ish gruan time dhe familjen e saj. Do të pres seancën gjyqësore për të shpjeguar ngjarjet që kanë sjellë këtë vendim. Vetëm atëherë do të dini të vërtetën time dhe do të më kuptoni”.- ka thënë lojtari i Milanit.