Temperatura të çmendura dhe ...! Ja çfarë do të ndodhë me motin, e enjte 2 gusht

Moti paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare deri në mesditë kur vranësirat fuqizohen në territor duke gjeneruar rrebeshe të përkohshme shiu në zonat malore dhe pjesërisht në zonat e ulëta.

Ndërsa shtrirja bregdetare mbetet me kthjellime e vranësira të herë pas hershme; më të theksuara kthjellimet në bregdetin Jugor. Gjatë natës vranësirat shtohen në të gjithë vendin duke sjellë shira të dobët në zonat Lindore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten lehtë gjatë mëngjesit dhe mesditës duke luhatur ekstremet termike nga 16 në 38°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior-Veriperëndimor ndërsa në det vijon dallgëzimi 1-2 ballë.

Moti për ditën e sotme, e enjte 2 Gusht në Europë

Në pjesën më të madhe të kontinentit Europian dominojnë kthjellimet me vranësira kalimtare. Përjashtim bën gadishulli i Ballkanit ku vranësirat mbeten prezente duke sjellë rrebeshe të përkohshme shiu.