Athina në lot, homazhe në kujtim të viktimave të zjarrit apokaliptik

Mijëra njerëz me qirinj në duar u mblodhën para parlamentit grek në sheshin Sintagma për t'i bërë homazhe në nderim të viktimave të zjarrit të tmerrshëm që goditi Greqinë.

Tubimi ishte organizuar nga mediat sociale dhe njerëzit filluan të mblidheshin që në orën 9 paradite.
Të pranishmit vendosën qirinj, lule dhe mesazhe në sheshin përpara Parlamentit grek. Data e 23 korrikut u shënua me qirinj.
 
Tubimi i heshtur u organizua nëpërmjet nga ish-basketbolli Yiannis Gagaloudis.

Ai u bëri thirrje njerëzve të mblidheshin me qirinj për të "ndriçuar qiellin dhe shpirtrat e qenieve njerëzore që kanë humbur jetën".
Të paktën 92 persona u vranë në vendpushimin bregdetar të Mati, i cili është 30 kilometra në lindje të Athinës.