Tejmbushen rrugët, aksidente nga trafiku i rënduar

Paraditen e të hënës, në autostradën Tiranë – Durrës janë shënuar dy aksidente të njëpasnjëshme.

Në të parin janë përplasur 3 automjete me njëri-tjetrin, ndërkohë që vetëm rreth 1 kilometër larg aksidentit të parë, një tjetër mjet ka dalë nga rruga. Kjo ka sjellë edhe trafikun e rënduar.

Fatmirësisht, në dy aksidentet e shënuara ditën e sotme në interval të njëjtë kohor, ku janë përfshirë 4 automjete nuk ka të plagosur.