Xheni i Big Brother 9 harron më në fund Benardin?

Një nga lidhjet më të komentuara dhe të dashura të Big Brother Albania 9 ka qenë padyshim ajo mes Xhenit dhe Benardit.

Edhe pas ndarjes së tyre, fansat kanë kërkuar shpesh rikthimin e çiftit simpatik, por diçka e tillë nuk ka ndodhur mes tyre.

Ndërkohë ditën e sotme një positim i Xhenit në Instagram ka lënë të kuptohet, që më në fund ajo e ka hedhur pas krahëve historinë me Benardin. Ajo ka postuar një foto ku shkruan:

“Nuk e di ku, po bashkë,” - shoqëruar gjithashtu me një zemër. Ish-banorja e BB nuk ka dhënë më shumë detaje, nëse është në një lidhje, apo në hapat e parë të fillimit të saj.