Nuk është në planet e Sarrit, Chelsea i ofron Milanit mesfushorin

Një vit më parë paguhej 40 milionë euro, sot nuk është më një përparësi. Përkundrazi, Tiemoue Bakayoko është nxjerrë në merkato nga Chelsea.

Në këto orë, ai i është ofruar edhe Milanit të Leonardos, i cili po punon prej ditësh mbi super operacionin me Juventusin, por edhe për të përforcuar mesfushën.

Vetë Bakayoko do të shkonte me vrap te kuqezinjtë dhe për këtë arsye ka përfunduar në listën e milanezëve.

Por, për momentin, ai nuk është zgjedhja e parë e “Djallit”. Leonardo ka marrë shënime dhe nuk përjashton asgjë, sepse kuqezinjtë nuk parashikojnë një investim të rëndësishëm dhe janë në pritje të rastit të duhur.

Gjithsesi, Sarri është gati ta lërë të lirë lojtarin, i cili është fizik për futbollin e tij të përbërë nga një nivel i lartë teknik dhe pasime të shpejta.

Pengesat paraqiten nga rroga dhe gjetja e formulës së duhur për transferimin e lojtarit.