VIDEO/ Mrekullia: Qeni i mbijeton ‘ferrit’ grek, ishte fshehur në...

Vullnetarët që po kontrollojnë zonën e Matit për kafshë të dëmtuara dhe të humbura, zbuluan një qen që i kishte mbijetuar ferrit, duke u fshehur në një dhomë gatimi në natyrë. 

Qeni, pavarësisht pamjes së jashtme, thuhet se është në gjëndje të mirë.

Artemis Kyriakopoulou, i cili postoi videon e kafshës së shpëtuar, shkroi në Facebook:

"Ne e gjetëm këtë krijesë në një furrë të një shtëpie të djegur në një zonë të Matit që është shkatërruar plotësisht.

Qeni ishte djegur, lënduar, i uritur, dhe natyrisht i frikësuar, ndërsa arritëm ta shpëtonim atë dhe vëllain e tij, i cili ishte në një gjendje më të mirë.

Ata janë transferuar në një veteriner.

Qeni i dytë që nuk është treguar në video, ishte duke pritur me durim pronarin e tij në hyrje të shtëpisë ... Ju lutemi na ndihmoni të gjejmë pronarët e tyre nëse ata janë ende gjallë ".

i.h/SYRI.net