Kërcënoi se do vriste me armë 22-vjeçarin, prangoset. Emri

Policia e Mallakastrës ka vënë në pranga një 18-vjeçar pasi akuzohet se ka kanosur me armë zjarri një person.

Në njfotimin e policisë thuhet se"Ervis Halimi, 18 vjeç, banues në Klos, Mallakastër, u ndalua nga policia pasi në fshatin Klos, për motive të dobëta ka kanosur për jetën shtetasin M.Ç, 22 vjeç, duke qëlluar me armë zjarri në ajër".

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 4 gëzhoja arme automatike model 56 të cilat ndodheshin në afërsi të banesës së shtetasit Ervis Halimi.

Materialet  i kaluan  Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Fier për veprat penale "Kanosja" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak" parashikuar nga Nenet 84 e 278 të Kodit Penal.