Tentuan të grabisin më dhunë 62 vjeçarin, lihen në burg autorët

Arrest me burg për dy të arrestuarit të cilët tentuan të grabisin një 62 vjeçar në lagjen Ahmet Haxhija”, në Shkodër. Gjatë vlerësimit të masës së sigurisë në Gjykatën e Shkallës së Parë në Shkodër, të arrestuarit Pllumb Kolbuçaj dhe Abdullah Pashaj kanë mohuar akuzat ndërsa kanë denoncuar dhunën që policia ka ushtruar ndaj tyre 

Ngjarja u shënua  gjatës natës (26-27 korrik) në afërsi të shkollës 9-vjeçare "Ismail Qemali".  Autorët pasi kanë hyrë brenda shtëpisë kanë goditur disa herë Agron Veselin dhe i kanë kërkuar paratë. Grabitësit e kanë kërcenuar se do ta vrasin por Veseli i është përgjigjur duke i thënë se nëse donin mund ta qëllonin por ai nuk kishte para.

Kanë qenë fqinjët që dëgjuan zhurmat dhe njoftuan policinë e cila në pak minuta mbërriti në vendngjarje. Policia është përleshur fizikisht me njërin prej autorëve, Pllumb Kolbuçaj, 45 vjeç, banues në lagjen Guerile, Shkodër, i cili është arrestuar më pas. Më pas u ndalua Abdullah Hardhiçaj, 62 vjeç ndërsa është shpallur në kërkim F.Sh, 20 vjeç.